Ne foto grupi i forumit liberal
Një takim i liberalëve të Henri Cilit në një hotel në Dardhë, takim periodik në fakt, ka nxitur drejtoreshën e Shqiptarja.com, Alba Malltezi t’i vërsulet pronarit të UET duke pasur në mendje kreditë bankare të Cilit.
“…Sigurisht me financime të Çilit, kishte ftuar pak nga të gjithë: të njohur e të panjohur, të mënçur e jo që pas një qëndrimi dy ditor para oxhakut të ndezur të hotelit, duke u larguar falenderonin Henri Çilin me përkushtim: Faleminderit që na mblodhe.
Me disa përjashtime, po të shohim personazhet pjesëmarrës njihen se sa “liberalë” e mendojnë ata ekonominë shqiptare. Sidomos modeli i mishëruar nga vetë Çili, i cili pasi ngriti një Universitet me miliona euro të marra me rekomandime politike në bankat me kursimet e shqiptarëve (të provojë dikush tjetër nëse i lind ideja të hapë një Universitet apo biznes nëse mund të marrë lehtësisht miliona euro kredi nga Bankat pa rekomandime politike), nuk ka as ndërmend dhe as aftësinë t’i kthejë ato. Eshtë kjo formula e suksesshme e lirisë ekonomike?”, shkruan Alba Malltezi
“
Mos e ndotni Dardhën”, shkruan Malltezi duke iu drejtuar sërish liberalëve të ftuar nga pronari i UET në Dardhë.
Por shkrimi i Malltezit është ndjekur nga një tjetër koment prej Alfred Lelës i cili ishte në grupin e liberalëve.
“Poshtërsia këtu fillonte. Te fraza ‘mos na e ndotni Dardhën…’”, shkruna Lela te gazeta Mapo. “E përkthyer: mos shkelni në Dardhë (lexo: Bllokun tonë malor)! Alba bëhej kështu segregacionistja që ‘zezakët’ i do në shkollë më vete, autobus më vete, kishë më vete, shkurt në një geto. Pra, robëri, centralizim, autokraci. Pak a shumë si në kohë të Enverit. (A e do Enverin Alba? Më shumë se Karlon?)
Paradoksi është se ‘zezakët’, përfshirë edhe ish-këshilltarin e Thatcher-it, David Frost, ishin mbledhur në Dardhë bash për të kundërtën e kësaj ideje: për lirinë. Lirinë, e cila sipas liberalëve të çon tek e vërteta, apo të vërtetën që sipas konservatorëve, të çon te liria. Për rendin spontan të gjërave, sipas Hayeck-ut”.
Lela nuk ndalet me kaq por futet edhe në zonën e ideve të Albës. “
Po idetë e Albës, cilat janë? Një grua pa tekst është një grua pa ide, do të ishte një përfundim i parë dhe cinik të cilin, sa më takon, nuk guxoj ta arrij. Shqetësimet e saj, që nuk mund të klasifikohen si ide, sepse shqetësimet janë primordiale, i kanë edhe zogjtë të cilët, për një shqetësim shtegtojnë, sillen rreth kulturës ojq-iste. Ka aty pak merak për çështjet e grave, pak brerje mjedisore, aroma e ndonjë recete gatimi, shenja udhëtimesh. Me pak fjalë, një gjysmë shtëpiake e lumtur shartuar me një gjysmë gazetare të shqetësuar”, theskon Alfred Lela, komentator te gazeta Mapo, botim i UET së Cilit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/