Deputeti Eduard Ndocaj, piktor i dështuar por polumbar dhe zjarrfikës

Deputeti Eduard Ndocaj, piktor i dështuar por polumbar dhe zjarrfikës

359
0
Shares

Eduard Ndocaj ka publikuar biografine e tij ku bie në sy diversiteti i madh i prirjeve. Megjithatë hidhini një sy vetë.

Eduart Ndocaj u lind më 18 Shtator 1975 në Manati të Lezhës.

Në Vitin 2013, Kandidat i PS në Qarkun Lezhë.

2014, themelon Lëvizjen Politike në Diasporë “Fronti Demokristian Shqiptar”

Në 2014, përmes një marrëveshje politike bëhet zv. Kryetar i Partisë Demokristiane Shqiptare”.

Në cilësinë e Kryetarit të Frontit Demokristian Shqiptar dhe të zv. Kryetarit të Partisë Demokristiane Shqiptare” ka bashkëpunuar me Forza Italia në zgjedhjet e fundit italiane për Parlamentin Europian.

Ka përfaqësuar disa herë Shqipërinë dhe demokristianët shqiptarë në takime të niveleve të larta të PPE (Partive Popullore Europiane” dhe të Parlamentit Europian.

Iniciues i peticionit për të Drejtën e Votës së Emigrantëve.

Një ndër projektuesit kryesor të projektit gjigant për selinë qendrore për gjithë Botën të UNICREDIT tek “Porta Garibaldi” në Milano.

Aktualisht është deputet, anëtar i përhershëm i komisioneve Parlamentare për “Veprimtari prodhuese” dhe “Integrimin”.

Arsim dhe eksperienca pune

Në Manati ka mbaruar shkollën 8 vjeçare.

Krahas shkollës 8 vjeçare ka ndjekur edhe një kurs tre vjeçar për pikturë në Shtëpinë e Pionierit në Lezhë.

Konkurron për të vazhduar shkollën e mesme për pikturë dhe për muzikë në Shkodër dhe nuk e fiton.

Vazhdon shkollën e Mesme e Përgjithshme në Lezhë, por detyrohet t’i braktis studimet sepse në vitin ’92 emigron në Greqi.

92-94 është periudha e emigracionit në Greqi, ku ka punuar në sektorin e frutikulturës.

Në vitin ’94 vazhdon shërbimin e detyruar ushtarak në Pashaliman, Bazën Ushtarake Detare në Vlorë duke u dalluar për aftësi të mira në Regjimentin e Polumbarëve.

Pas mbarimit të shërbimit ushtarak niset më gomone drejt Italisë duke u stabilizuar në Milano.

Në katër vitet e para në Milano ka punuar si murator në një firmë ndërtimi.

Në vitin 2000, themelon firmën e parë të ndërtimit të quajtur “EM Costruzioni”.

Në vitin 2002, themelon “EFG SCARL”.

Në vitin 2006, themelon “Grupo Ndocaj” qe përfshinte 12 firma ndërtimi.

Në vitin 2007, fillon studimet për Gjeometri në shkollën teknike profesionale “Luca Paciola Noli” në Napoli dhe i mbaron në vitin 2012.

Në vitin 2012-14, praktikë pune si gjeometër (në sistemin italian “Master”) në terren nëpër kantiere.

2010-2011, ka kryer studime për “Strukturat metalike”, i nevojshëm për kualifikimet e vazhdueshme në sektorin e ndërtimit.

2009-2010, ka kryer shkollën për zjarrfikës, emergjencat shëndetësore dhe respektimin e masave teknike).

Tituj e mirënjohje

Në vitin 2008, merr nga Ministria e Punës dhe Zhvillimit Ekonomik në Itali çmimin e shoqëruar me medalje ari “Italia che lavora”.

Në 2010, merr nga shoqata për të Drejtat e Njeriut “IGFM” çmimin për kontributin e dhënë në mbrojtje të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Itali.

Me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë merr mirënjohje nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë për kontributin e dhënë për emigracionin.

Po ashtu vazhdimisht ka marrë shumë mirënjohje e tituj për angazhimin e tij në fushën sociale e politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY