Batuta tjetër e Ramës me gjermanët: Nuk mbajnë rrip makine kur janë...

Batuta tjetër e Ramës me gjermanët: Nuk mbajnë rrip makine kur janë në Tiranë

61
0
Shares

Për të ilustruar nevojën e forcimit të shtetit dhe rregullave në Shqipëri, Rama sërish ka zgjedhur gjermanët për batutën e rradhës.

“Keni parë njeri në Gjermani që të ecë pa rripin e makinës. Jo. As gjerman dhe as shqiptar.

Por unë nuk kam parë gjermanë që nuk mbajnë rrip sigurimi në Gjermani.

Por unë kam parë gjermanë nuk mbajnë rrip sigurimi në Shqipëri. Kam parë diplomatë të ambasadës që ecin pa vendosur rripin në makinë.

Po pse ndodh kjo që të njëjtët njerëz në dy vende të ndryshme kanë sjellje të ndryshme.

Kjo ndodh se pse atje ka shtet dhe këtu mund të bëjnë si të duan”, tha Rama gjatë një fjalimi që mbajti me strukturat e PS-së në Korcë përgjatë një aktiviteti të quajtur “Të pastrojmë Shqipërinë”.

Sot të gjithë anëtarët e qeverisë kanë filluar takimet në bazë në vijim të përgaditjeve të kongresit të PS-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY