Vrasja në Bathore, arrestohet babai i autorit për fshehjen e armës së...

Vrasja në Bathore, arrestohet babai i autorit për fshehjen e armës së krimit

58
0
Shares

Policia e Tiranës ka gjetur armën e krimit të ngjarjes së ndodhur në Bathore dy ditë më parë, më datë 04.11.2015, ku një person humbi jetën. Burime zyrtare bëjnë të ditur se arma tip pistoletë TT, është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Zgafnarit”.

Në pranga është vënë babai i autorit të dyshuar që fshehu armën. Sipas policisë, Xhelal Daci dyshohet se kanë fshehur armën e krimit, ndërsa në pranga është vënë dhe Krenar Braja. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohej.
Mbrëmjen e 4 nëntorit, E. Daci plagos me armë zjarri dy vëllezërit Kolaveri në një lokal në zonën e Bathores. Një ditë më pas njëri prej vëllezërve ndërroi jetë, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Materialet i kaluan Prokurorisë, Nenet 278/4 dhe 301 të K. Penal, për shtetasin Xhelal Daci. Nenet 301 dhe 302 për shtetasin Krenar Baja dhe Neni 301 i K. Penal për shtetasin Q.M.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY