Shqipëria blen 450 mln € vetëm pak ditë pasi deklaroi tërheqjen nga...

Shqipëria blen 450 mln € vetëm pak ditë pasi deklaroi tërheqjen nga tregu

75
0
Shares

Qeveria shqiptare ka arritur të emetojë për herë të dytë në histori një Eurobond me vlerë totale prej 450 milionë eurosh dhe me interes 5.75 për qind, njoftohet zyrtarisht nga Ministria e Financave.

Blerësit e bondeve shqiptare përfshijnë 115 investitorë në tregjet ndërkombëtare. Sipas zonave gjeografike, ata janë nga Britania 30%, SHBA 23%, Europa 46%. 71 për qind e blerësve janë menaxherë fondesh, 26% të tjerë janë banka.

Transaksioni është kryer i gjithi më datë 5 nëntor. Shuma do të paguhet nga shteti shqiptar pas pesë vjetësh.

Kjo shifër sjell në arkën e shtetit një shumë të konsiderueshme, që mund të përdoret për investime, por edhe për shlyerje të borxheve të prapambetura.

Shqipëria ishte gati të tërhiqej nga tregu deri para pak ditësh. Ajo mbylli eurobondin e mëparshëm me rezervat e veta pasi dështoi në muajt e parë të vjeshtës të siguronte një eurobond me interesa të pranueshme për fuqinë e financave shqiptare.

Sigurimi i eurobondit me një interes me shumë leverdi dhe në mënyrë të papritur nuk është shpjeguar nga qeveria shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY