Rama takim me Metën te “Vila 31”

Rama takim me Metën te “Vila 31”

62
0
Shares

“Tradita” e takimeve midis Edi Ramës dhe Ilir Metës të mërkurave, para seancave plenare të së enjtes, është prishur sot. Dy krerët e mazhorancës janë duke zhvilluar një takim së bashku te Vila qeveritare, e njohu si “Vila 31”.
Në këtë takim Edi Rama shoqërohet nga Gramoz Ruçi si dhe ministra Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj. Ndërsa Ilir Meta shoqërohet nga Petrit Vasili dhe ministri Edmond Haxhinasto.
Prishja e “traditës”, dhe zhvendosja e takimit të premten, të bën të mendosh se nuk janë “rakordimet” në prag të seancës plenare, justifikim që artikulohej nga dy drejtuesit e mazhorancës, për takimet e së mërkurës, objekt i këtij takimi. Në këto kushte, besohet se tematika e takimit përfshin problemet e koalicionit, i cili për çdo ditë përballet me nga një ministër, apo edhe deputetë, që ju del emri si i implikuar në afera korruptive e kriminale, deri edhe emërime e punësime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY