Përfundon takimi Rama – Meta, në fokus situata ekonomike dhe buxhetore e...

Përfundon takimi Rama – Meta, në fokus situata ekonomike dhe buxhetore e viti 2016

107
0
Shares

Ka përfunduar takimi midis Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Në përfundim të takimit, ministri i ekonomisë Arben Ahemtaj ka zbuluar diçka nga objekti i këtij takimi.
Sipas Ahmetaj, situata ekonomike dhe politikat buxhetore për vitin 2016, kanë qenë temat e diskutimit. Për Ahmetajn nga pasur rakordim dhe dakordësi në qëndrimet e tyre nga pjesëmarrësit në takim.
“Situata ekonomike, politika buxhetore financiare që aleanca do të ndërmarrë në vitin 2016, por edhe afat mesëm, ka qenë tematika e bisedimeve në këtë takim. Në takim pati propozimet të rakorduara dhe qëndrim unik përballë asaj që do të bëjmë për ekonominë me mbështetjen e ndërkombëtarëve”, u shpreh Ahmetaj në përfundim të takimit.
Ahmetaj ka mohuar që do të ketë rritje taksash për vitin e ardhshëm, ndërsa ka shtuar se, përkundrazi do të ketë ulje të tyre, kryesisht në bujqësi e turizëm.
“Nuk ka taksa të rritura për vitin 2016, por do të ketë uljet për taksat në bujqësi e turizëm”, përfundoi deklarimin e tij, ministri socialist.
Në këtë takim Edi Rama shoqërohet nga Gramoz Ruçi si dhe ministra Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj. Ndërsa Ilir Meta shoqërohet nga Petrit Vasili dhe ministri Edmond Haxhinasto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY