Nishani: Shqipëria ende përballet me ëndrrën për të qenë pjesë e Unionit

Nishani: Shqipëria ende përballet me ëndrrën për të qenë pjesë e Unionit

65
0
Shares

Thirrjet për liri e demokraci do të ushtojnë për sa kohë klasa politike të kuptojë devotshmërinë ndaj popullit. Me këtë mesazh iu drejtua Presidenti Nishani studentëve në konferencën me temë “25 vite të lëvizjes për demokraci në Shqipëri”, të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer.
Sipas kreut të shtetit ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga rënia e sistemit totalitar, Shqipëria ende përballet me ëndrrën e saj për të qenë pjesë e unionit. Arsyet e këtij rrugëtimi të gjatë ai tha se i sheh te mosfinalizmi i një sërë reformash, përcaktuese për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën shkencore, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori Gjerman, Helmut Hofman, kreu i shtetit prezantoi dhe nismën për kremtimin në 8 dhjetor të 25-vjetorit të shembjes së sistemit totalitar në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY