Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, arrestuan në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga neni 298 dhe 25 “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim, shtetasit: Taip Bardhi , 64 vjeç, banues në Tiranë, Ismet Hamitllari 61 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Ismail Koparan 68 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Turqi .
Arrestimi i tyre u bë mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga Policia Kufitare Rinas si dhe të detyrave të Planit Operacional “Mirage 2015” të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në lidhje me goditjen e emigracionit të paligjshëm.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se këta tre shtetas duke përfituar nga mungesa e regjimit të vizave për hyrjen e shtetasve Turq në RSH në bashkëpunim favorizojnë hyrjen e tyre në formën e pritësit e garantit (duke parashikuar veprimet ligjore që kryhen në PKK) dhe në vijim ndihmojnë shtetasit Turq në formën e dhënies ndihmë dhe favorizimit të kontrabandimit të qenieve njerëzore në drejtim te Malit te Zi dhe Serbi, ku tendenca është kalimi i paligjshëm i kufirit në drejtim të Hungarisë (shtet Schengen) dhe depërtimi në hapësirën e Shteteve Schengen dhe të BE me qëllime përfitimi për të shkuar në destinacionet e tyre finale ku si pagesë marrin një përfitim prej 3600 Euro në këmbim të kësaj ndihme.
Shtetasit shqiptarë Taip Bardhi,Ismet Hamitllari dhe shtetasin Turk Ismail Koparan u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga neni 298 + 25 “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim.
Tre shtetasit u dorëzuan në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së policisë së Qarkut Tiranë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë se Rrethit Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/