Mediat gjermane zbulojnë prapaskenat e vizitës në Tiranë të homologut të Saimir...

Mediat gjermane zbulojnë prapaskenat e vizitës në Tiranë të homologut të Saimir Tahirit

69
0
Shares

Portali gjerman N-TV zbulon prapaskenat përse ka mbërritur këtë të premte në Tiranë ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere. Sipas saj, fakti që kërkesat për azil nga Shqipëria kanë një rënie të ngadaltë.
Në një ditë kur Gjermaia publikoi edhe shifrat e reja vetëm për muajin Tetor, vjen edhe apeli i zyrtarit të lartë gjerman i cili tha se Shqipëria është një vend i sigurt i origjinës dhe se nuk ka kuptim që të kërkojnë azil në një vend si Gjermania, ndaj të gjithë do të kthehen dhe madje me procedura të përshpejtuara.
“Ndryshe ishte trendi i kërkesave nga shqiptarët. Kulmi i kërkesave të tyre u arrit në gusht me 8.200 me aplikimet. Rënia e ngadaltë e aplikimeve nga shqiptarët është ndoshta arsyeja kryesore pse Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere fluturoi këtë të premte në Tiranë. Pak ditë më parë politikani i CDU tha se ai donte të përfitonte një përshtypje nga Shqipëria se si do të trajtoheshin të dëbuarit atje. Në fakt, është e mundur për të shkuar për një PR politik: për përhapjen e mesazhit edhe në Shqipëri që aplikimet për azil janë të pakuptimta në Gjermani”, shkruan portali gjerman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY