Dritan Zagani pas deklaratës së PS: Dua t’i kthej familjes jetën e...

Dritan Zagani pas deklaratës së PS: Dua t’i kthej familjes jetën e vjedhur nga trafikantët në pushtet

77
0
Shares

Ish-oficeri i kontrabandës ka reaguar sot pas një deklarate të PS që e akuzon atë se po luan lojën e opozitës. Në deklaratën e tij ai ndan veten nga partitë politike dhe kërkon që gjyqi të cojë në pranga trafikantët. Atëherë ai do kthehet dhe do të punojë sërish në polici dhe në asnjë parti.

Ja deklarata e tij e plotë: “
Duke pare reagimet e politikes sot mbi deklarimet e bera nga ana ime desha te sqaroj pak pozicionin tim ne lidhje me to:

Se pari,,,un jam nje person qe ne jeten time as nuk kam qene i angazhuar,as nuk do jem ndonjehere pjese e politikes ne asnje lloj forme apo bashkepunimi me ta(kete e them per te gjith,majtas, djathtas apo lesh e li te qendres qofshin).

Se dyti,,,do tu lutem perfaqesuesve te politikes qe ne politik-berjen e tyre ti lene insinuatat politike ne lidhje me mua,dhe te shikojn anen ligjore persa i perket asaj qe un kam thene ,do ta them e mbroj deri sa te kem fryme,qe eshte lufta kunder ketyre trafikanteve te paskrupullt,qe me veprimtarine e tyre kriminale e mbeshtetjen ne forma te ndryshme te politikes na bejn te ndihemi si plehra para mbare opinionit nderkomtar.

Se treti,,, Zoterinj un kam qene dhe ne dashte zoti te dale e drejta ime do jem perseri,vetem nje funksionar i shtetit ne profesionin tim qe eshte ai i Oficerit te Policise se Shtetit,dhe asnjehere sherbetor i Partive politike.

Dhe per ta mbyllur pasi dhe kaq nuk esht nje dicka e imja te merrem me keto gjera,po ju sqaroj qe zgjodha si link kete te “Opinion” jo pse flet per deklarimet qesharake te nje eksponenti te P.S. por se ne fakt keta kane ca kohe qe me akuzojn si i shitur te kundershtaret e tyre,te cilet duhet thene per hire te vertetes,qe nuk eshte faji im se keto qe un them po shfrytezohen politkisht nga P.D.(dhe mir bejn se fundja jan opozit),,,,por eshte ajo cka un e ndjej per detyre ta bej ndaj te drejtes time,familjes time qe tu kthej jeten e vjedhur nga keta trafikant me pushtet,si dhe ajo qe ndjej per detyre te bej per vendin dhe bashkeatdhetaret e mi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY