DEKLARATA SURPRIZE PER QEVERINE/Gramoz Ruçi: Edi Rama nuk është i lumtur!

DEKLARATA SURPRIZE PER QEVERINE/Gramoz Ruçi: Edi Rama nuk është i lumtur!

58
0
Shares

Kryeministri Rama ka vendosur të testojë ministrat në bazë, përballë qytetarëve. Duke filluar nga dita e shtune te gjithe ministrat do te zbresin ne terren per tu ballafaquar me votuesit dhe strukturat lidhur me premtimet apo pritshmerite e publikut nga qeverisja e majte.Lajmin e ka konfirmuar numri dy i partise socialiste Gramoz Ruci ne intervisten dhene gazetarit Aleksander Furxhi per emisionin Kapital ne Vizion Plus.

ruci me nje grua

“Duke filluar nga dita e neserme e deri ne mes te muajit dhejtor, jo vetem Edi Rama po e po ,por nen drejtimin e Edi Rames i gjithe kabineti qeveritar do te jete ne takime intensive me te gjithe zgjedhesit tane me strukturat tona , per te komunikuar me ta lidhur me ato qe kane bere ne keto dy vjet qeverisje dhe me ato qe do te bejne ne dy vjetet e ardhshem te qeverisjes”, tha Ruci.

Lidhur me cilësinë e qeverisë, kryetari I asamblese kombetare Ruci nuk eshte i kenaqur, madje deklaron se vete kryeministri eshte njeriu me I pakenaqur.

“Une e noh mire Edi Ramen dhe besoj qe njeriu me I pakenaqur ne ate qeveri eshte vete Edi Rama. Pasi kam kaluar shume kryeministra ne keto 25 vjet dhe e vleresoj per vizionin qe ka per qeverisje, per perkushtimin, per energjine, per kohen qe ve ne dispozicion per marredheniet qe nderton.Nje njeri qe ka nje vizion te tille, nje perkushtim dhe nje ambicie te tille natyrisht qe eshte I pakenaqur me efektivitetin dhe nuk eshte i lumtur Edi Rama. Ndryshimi I qeverise eshte ekskluzivitet dhe atribut vetem I atij që drejton kabinetin dhe ai merr persiper edhe kostot”.

Në vijim të intervistës me Furxhiun, kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci shuan cdo dyshim per krisje brenda mazhorances duke theksuar se koalicionin mes PS- se dhe LSI-se funksionon.Ai lexon ndryshe deklaraten e perseritur te Ilir Metes per nevojen e impulsive te reja ne qeveri.

“Impulse te reja nuk do te thote emra te rinj ne kabinetin qeveritar.Nese do te vazhdojme me lodra fjalesh ky eshte tjeter muhabet.Per mua asnjehere nuk ka persosmeri.Une e shikoj funksionimin e koalicionit jo tek deklaratat qofte edhe individuale te njerit apo te tjetrit.Po une e shikoj ne qendrimet dhe veprimet kolegjiale qe mbahen si nga LSI edhe nga partia socialiste ne kabinetin qeveritar dhe ne sallen e parlamentit.”

I pyetur lidhur me diskuktimet per nje ndryshim te mundeshem te sistemit zgjedhor kryetari I asamblese socialiste mohon qe te kete negociata me partine demokratike por qendrimin e tij lidhur me kete ceshtje.

“Une jam partizan per mazhoritar te paster, po absolutisht per mazhoritar te paster.Qe do te thote ballafaqim balle perballe kush te fitoje. Por ketu nuk behet fjale se cmendoj une.Pse? Asnje parti e vetme qofte kjo partia socialiste, partia demokratike, LSI nuk mund te ndryshoje keshtu sistemin..Pra per sistemet zgjedhore ne pergjithesi dhe kodin ne vecanti duhet nje dakordesi e plote e spekttrit politik, te pakten atij parlamentar”.

Intervista e plote po transmetohet ne vizionplus.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY