Arratisja e Bledar Zefit, lirohen dy oficerët e policisë

Arratisja e Bledar Zefit, lirohen dy oficerët e policisë

201
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka liruar dy oficerët e Policisë që u arrestuan pak ditë më parë pas arratisjes së të arrestuarit Bledar Zefi nga Komisariati numër 3 në Tiranë.
Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për efektivët Arsela Hajdinaj dhe Bajram Elezi.
Ndaj tyre rëndon akuza për ‘shpërdorim detyre’ për faktin se i dënuari që kishin për detyrë ta ruanin në ambientet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, u arratis mëngjesin e së hënës.
“Ne keto kushte është bere arrestimi ne flagrance i punonjesve te policise Arsela Hajdinaj me detyre trup shërbim patrulle dhe Bajram Elezi me detyre nd/specialist dhe pergjegjes i dhomave te sigurise per vepren penale te ”shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal”,- thuhej në një komunikatë për median.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY