ZHDUKEN 900 MIJË EURO/KLSH çon në prokurori 12 ushtarakë për helikopterët...

ZHDUKEN 900 MIJË EURO/KLSH çon në prokurori 12 ushtarakë për helikopterët dhe makinat e blinduara

78
0
Shares

12 punonjës te Ministrisë se Mbrojtjes, ndërmjet të cilëve 4 komandantë në garda të larta dhe një drejtor, jane kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Larte i Shtetit për një dëm që kap vlerën 942 mije euro. Abuzimet janë zbuluar kryesisht në planifikimin e buxhetit të mbrojtjes, listën e inventarit të pasurive të paluajtshme, ne rikonstruksionin e godinës e ministrisë së mbrojtjes, dhe ne procedurat e tenderëve.

Nga auditimi rezultoi se gjatë zbatimit të kontratës së tenderit me objekt “Furnizimi me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh” e ndryshuar, kompanisë fituese i janë likuiduar katër kite me vlerë 3,458,142 euro, ndërkohë që vlera e katër kiteve sipas dokumentacionit të bërë hyrje është në 2,764,348 euro, ose 639,794 euro më pak.

Nga auditimi rezultoi që, për periudhën shtator 2013 deri më 31.12.2014, janë marrë në dorëzim të gjithë Kitet, të cilët sipas kontratës kanë një vlerë prej 3,458,142 Euro ndërsa sipas fletë hyrjeve një vlerë prej 2,764,348 Euro.

Pra janë paguar 693,794 Euro më tepër (3,458,142 Euro – 2,764,348 Euro) për pajisje apo elementë të Kiteve të cilat nuk janë dorëzuar dhe nuk janë bërë hyrje në magazinë.

Nga tenderi për “Blerje mjete të blinduara për policinë ushtarake me kompaninë Iveco ”, me vlerë prej 1,420,000 Euro, për vitin 2014, rezulton se nga ana e grupit të punës janë bërë ndryshime të specifikimeve teknike, të ndryshme nga kërkesa e njësisë ushtarake, si pasojë e të cilave ka një rritje të pajustifikuar prej 220,000 Euro nga projekt ideja fillestare e propozuar nga Komanda e Policisë Ushtarake.

KLSH i ka përcjellë organit të Prokurorisë dy kallëzimet penale për Ë.Ç. me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme së Standarteve të NATO-s dhe Modernizimit, A.Sh. me detyrë Shef i Sektorit të Hartimit të Projekteve, M.K. me detyrë Shef Shtabi në Policinë, B.D. me detyrë shef logjistike në Policinë Ushtarake B.B. me detyrë Komandat i Kompanisë operacionale në Policinë Ushtarake N.G. me detyrë specialist në sektorin e hartimit të projekteve, E.D. me detyrë specialist në sektorin e hartimit të projekteve, në lidhje me shkeljet e konstatuara në tenderin me objekt “Blerje mjete të blinduara për policinë ushtarake me kompaninë Iveco ” dhe me shkeljet e konstatuara në zbatimin e kontratës së tenderit me objekt “Furnizimi me 5 helikopterë të mesëm shumëpolësh”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY