Skënderbeu-Sporting 3:0 në Elbasan Arena

Skënderbeu-Sporting 3:0 në Elbasan Arena

56
0
Shares

Skënderbeu ka shkëlqyer sonte ndaj Sportingut të Lisbonës për kupën e Europa League. Korçarët me një korrektim të fortë krahasuar me ndeshjen e parë, udhëheqin 3-0 ndaj portugezëve.

Dy gola nga Lila dhe një nga Nimaga në pjesën e dytë i kanë dhënë fitoren e pastër korçarëve.

Ndeshja në “Elbasan Arena” nisi me fitore për Skënderbeun, që në minutën e 15 duke shënuar Lilaj. Pak minuta më vonë portieri i Sportingut, Rui Patricio, u ndëshkua me kartonin e kuq, ndërsa korçarët patën të drejtën e ekzekutimit të një 11-metërshi. Ishte Lilaj, autori i golit të parë që mori përgjegjësinë e goditjes së këtij 11-metërshi duke e cuar rezultatin 2-0.

Portugezët nuk ia dolën të rrezikojnë në asnjë rast në 45 minutat e para të ndeshjes.

Edhe pjesa e dytë po ashtu si e para nisi me gol për korçarët, Nimaga shënoi golin e tretë nga rreth 35 metra.

Ky 3-pikësh do të ishte i pari për një ekip shqiptar në këtë fazë të kupave të Europës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY