Qytetari dorëzon portofolin e gjetur, polici vjedh lekët dhe nuk e raporton

Qytetari dorëzon portofolin e gjetur, polici vjedh lekët dhe nuk e raporton

80
0
Shares

Komisariati Nr. 3, Tirane

Një qytetar dorëzon në polici portofolin e gjetur në rrugë, ndërsa policët që e marrin në dorëzim vjedhin paratë që ndodhen në të. Kjo ka ndodhur në dhjetor të vitit 2014 me një patrullë policie të Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Dy efektivët nuk kanë dokumentuar marrjen në dorëzim të një portofoli që ishte gjetur nga një qytetar dhe më pas, njëri prej tyre, ka vjedhur shumën prej 10 mijë lekësh të rinj që gjendeshin në të.
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj tyre duke i shpallur fajtorë. I pandehuri Agim Vraja u dënua me 9 muaj burg për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Kolegu i tij i patrullës, i pandehuri Lorenc Mataj, u dënua me 6 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”. Dy policët e pandehur përfituan uljen e një të tretës së këtij dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjetja dhe dorëzimi i portofolit
Mbrëmjen e 22 dhjetorit 2014, dy të pandehurit, efektivë të Patrullës së Përgjithshme, kanë shkuar te një tregtar pranë Stacionit të Trenit. Qytetari Arben P. kishte njoftuar në numrin 129 gjetjen e një portofoli, ku kishte para dhe kartë identiteti. Efektivët kanë marrë portofolin. Sipas Gjykatës, në librin e shërbimeve në Komisariatin nr. 3 për situatën e raportuar nga qytetari Arben P. ishte hedhur shënimi “ora 10:05 minuta nuk ka probleme, telefonata ishte e rreme”.
Disa orë në vonë dy policët i kanë thënë eprorit të tyre F. A., në komisariat për portofolin e dorëzuar nga një qytetar. Me urdhër të eprorit të tyre portofoli është hapur në praninë e disa personave dhe ka rezultuar se në të kishte vetëm një kartë identiteti.

Zbulimi i vjedhjes së policëve
Të nesërmen, personi që kishte humbur portofolin mësoi nga Arben P., për dorëzimin e tij në polici. Më tej, përpjekjet e qytetarit për të rimarrë portofolin e tij, ku kishte pasur edhe 10 mijë lekë, kanë zbuluar shkeljet e kryera nga dy policët e patrullës.
“Rezultoi e provuar se me dashje dhe me qëllim marrjen e vlerave monetare nga ana e të pandehurit Agim Vraja, fillimisht është bërë njoftimi në mënyrë të rreme në drejtim të sallës operative për mungesën e ngjarjes, nuk është raportuar ngjarja, nuk është dokumentuar ngjarja në një raport shërbimi si dhe nuk është raportuar ngjarja përpara eprorit të tyre”, shprehej gjykata në vendim.
Po sipas Gjykatës, nuk është provuar që i pandehuri Lorenc Mataj të ketë pasur dijeni për faktin që në portofol kishte lekë dhe për sasinë e tyre. Pasi këmbënguljes së qytetarit se kishte pasur lekë në portofol, ai është ftuar për kafe nga i pandehuri Agim Vraja, i cili i ka dhënë dy kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY