Qeveria u shton mandatet kryetarëve të bashkive

Qeveria u shton mandatet kryetarëve të bashkive

62
0
Shares

Një projekt i qeverisë për “vetëqeverisjen vendore”, me disa ndryshime thelbësore nga varianti i parë është dorëzuar tashmë në Parlament.

Projekligji ndërsa përcakton rregullat e funksionimit të pushtetit vendor pas reformës administrative ka shtuar mandatet e lejueshme për kryetarët e bashkive. Ata tashmë mund të votohen për tre mandate.

Në draftin e parë i cili kaloi në konsultim publik parashikonte që kryebashkiakët nuk mund të zgjidheshin më shumë se dy mandate të njëpashnjëshme.

Neni 59

Kryetari i baskisë
1. Çdo bashki ka kryetarin e saj të zgjedhur sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor.
2. Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të
njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje.
3. Kryetari i bashkisë, në kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tij,
ndihmohet nga një ose më shumë zëvendëskryetarë. Numri i zëvendëskryetarëve
caktohet nga kryetari i bashkisë, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore. Emërimi
dhe shkarkimi i tyre bëhen nga kryetari i bashkisë.
4. Zëvendëskryetari i bashkisë nuk mund të jetë anëtar i këshillit bashkiak.”-thuhet në projektligjin e qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY