Genc Pollo me Johannes Hahn: Shqetësim në Bruksel për lirinë e medias...

Genc Pollo me Johannes Hahn: Shqetësim në Bruksel për lirinë e medias në Shqipëri

69
0
Shares

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Median, Genc Pollo u shfaq tepër kritik për gjendjen e lirisë së shprehjes në vend, pas takimit të posaçëm, që ai zhvilloi për rreth 30 minuta me komisionerin Johannes Hahn, në mjediset e ndërtesës së Komisionit Europian, “Charlemagne”, ndërsa vijonte punimet konferenca mbi median.

Pollo tha se ka një shqetësim të përgjithshëm edhe i komisionerit, edhe i Parlamentit Europian, i BE-së në tërësi, për një degradim, përkeqësim të dukshëm të lirisë së medias në Shqipëri, gjatë një interviste për top channel. Ndërkohë që kemi të bëjmë me një rregullator, siç është AMA, që nuk është thjesht nën kontrollin e qeverisë, duke vënë aty në shkelje të ligjit një person të afërt me të, si dhe folëm për zhvillimet e fundit në vend; reformën në drejtësi, dekriminalizimin; patjetër që këto janë tema të rëndësishme, që Komisioni Europian i ndjek nga afër.

Top Channel: E ç’mendonte komisioneri për testin e drogës?

Pollo: Unë mendoj se dekriminalizimi është një njollë turpi për Shqipërinë. Ajo ç’ka ndodhur këto dy vite është një njollë, që duhet larë me çdo kusht dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Pa u vonuar me gjëra të vogla, por të rëndësishme, duke e mbyllur këtë kapitull, që Edi Rama dhe Ilir Meta e zvarritën për 9 muaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY