Edi Rama fyen studentët e protestës së vezëve: Meqë janë vezë janë...

Edi Rama fyen studentët e protestës së vezëve: Meqë janë vezë janë kakarisje banale!

49
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sonte për herë të parë në Top Story ngjarjen në të cilën disa studentë hodhën vezë kundër tij.

“Meqë janë vezë, janë një kakarisje banale”, tha Rama përgjatë komentit të tij, duke zbuluar inatin që kjo i kishte ndodhur edhe atij.

Megjithatë Rama tha se hedhja e vezëve ndaj tij është shprehje e lirisë së qytetarëve shqiptarë nën qeverisjen e majtë duke mos, gjë e cila sipas tij nuk mund të kishte ndodhur nën një qeveri të Berishës.

Kryeministri tha se studentët janë konsultuar sa herë në lidhje me ligjin dhe diskutimi i ligjit për arsimin e lartë ka qënë një ndër proceset më transparente. Rama siguroi se në vezët që e qëlluan nuk ishte përzier lëvizja Vetvendosja e Kosovës.

Ai mohoi që vezët kundër tij shprehin një pakënaqësi socilae më të madhe se ajo që përfaqësojnë studentët. “Bëjmë anketime të përjavshme për cështjet, unë kam perceptimin për pakënaqësinë e shoqërisë ju keni tuajin. Ajo cfarë thotë PD nuk përfaqëson një pakënaqësi sociale përtej pakënaqësisë së PD-së”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY