Beqaj Dedas: Më fal edhe unë njeri i gjallë jam

Beqaj Dedas: Më fal edhe unë njeri i gjallë jam

67
0
Shares

Byroja e Kuvendit nuk ka marrë ndonjë masë të mundshme për përjashtimin e ministrit Ilir beqar për fyerjen ndaj deputetes demokrate Albina Deda.
Ndërkohë, vetë ministri ka kërkuar ndjesë publike ndaj deputetes.
“I kërkoj ndjesë zonjës Deda për fjalët e pahijshme, për atë që ndodhi gjatë zhvillimit të seancës, janë fjalë që nuk duhet të përdoren nga askush aq më tepër nga ne që mbajmë funksione të larta publike. Por, edhe unë njeri i gjallë jam e në vazhdën e fyerjeve të përsëritura e tejkalova me fjalë që askërkush s’duhet t’i përdorë. Shpresoj që kjo ndjesë të vlejë që ndoshta në vijim të mund të përdoren sa më pak fyerje e ofendime në Kuvend. Që diskutimet të marrin rrjedhë normale, pra zonja Deda edhe njëherë ndjesë”, tha Beqja.
Pas kësaj ndjese, seanca ka vijuar punimet në rrjedhën normale të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY