3 të vdekur, 2 të plagosur sonte nga aksidentet automobilistike

3 të vdekur, 2 të plagosur sonte nga aksidentet automobilistike

72
0
Shares

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në periferi të qytetit të Fierit, ku si pasojë kanë vdekur dy persona dhe është plagosur një tjetër ndërsa në një tjetër aksident të ndodhur në aksin Shkodër- Oblikë një i ri humbi jetën.

Rreth orës 19:50, në rrugën Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”, janë përplasur mjeti tip Volvo me targë FR 1420 D me mjetin tip Renault me targa AA 613 LM, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Beqar Mersini, rreth 35 vjeç, banues në Levan, i cili ka qenë duke lëvizur me karrocë.

Rreth një orë më vonë ka humbur jetën edhe shtetasi Ferdinand Bardhi, 50 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin Volvo, ndërsa shtetasi A.A., 33 vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në Shkodër viktima, i identifikuar si shtetasi Ilir Dahati, po lëvizte me një motoçikletë me targë AB684, nga Oblika për në Shkodër, kur në vendin e quajtur “Shtëpia e Malësorit”, u përplas me një karrocë.

Si pasojë e këtij aksidenti 19-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër që ishte duke udhëtuar me viktimën në motor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY