Spartak Braho dhe Ermal Beqiri, duke hyrë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
Skandali me vjedhjen e të dhënave të serverit të tatimeve zbulon emrat që kanë ndërhyrë në këtë server dhe kanë kopjuar në mënyrë të jashtëligjshme të dhënat e tij. Skandali merr përmasa të tjera, kur këta persona, janë jo vetëm të paautorizuar për të ndërhyrë në një sistem të tillë, sikurse serveri i tatimeve, por edhe nuk kanë “certifikatë sigurie”, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), pranë Këshillit të Ministrave. Jo vetëm kaq, por këta persona që kanë ndërhyrë e kanë kopjuar të dhënat serverit të tatimeve, kanë edhe konflikt interesi, për shkak edhe të bizneseve private që ushtrojnë apo kanë marrëdhënie punësimi.
Në studion emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut në TV “Klan”, gazetari Spartak Koka i TV “News 24” zbuloi listën e këtyre personave që kanë ndërhyrë në server, si edhe “statusin” e tyre.
Personat që ndërhynë në serverin e tatimeve
Panajot Gjiknuri, Këshilltari i ministrit të Financave, i paautorizuar, pa “certifikatë sigurie”, në konflikt interesi.
Ervin Beqiri, Këshilltar i Kryeministrit, i paautorizuar, pa “certifikatë sigurie”, në konflikt interesi.
Thanas Gjenerali, Përfaqësues i një kompanie private, i paautorizuar, pa “certifikatë sigurie”, në konflikt interesi.
Florian Brenezi, Përfaqësues i një kompanie private, i paautorizuar, pa “certifikatë sigurie”, në konflikt interesi.
Olsi Karapici, Përfaqësues i një kompanie private, i paautorizuar, pa “certifikatë sigurie”, në konflikt interesi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/