Një avion rus, me pasagjerë në bord është rrëzuar në jug të kryeqytetit të Sudanit vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti, duke shkaktuar 41 të vdekur. Sipas autoriteteve vendase, aksidentit i ka mbijetuar një anëtar i ekuipazhit dhe një fëmijë.
Menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Juba, avioni ra në brigjet e lumit Nil i Bardhë. Sipas informacioneve të publikuara nga zëdhënësi i Presidentit të vendit, në avion mund të ketë pasur në bord rreth 20 persona, përfshirë ekuipazhin dhe 10 deri në 15 pasagjerë. Megjithatë hetimet do të konfirmojnë më vonë numrin e saktë të personave që ishin në bord, teksa gjithashtu duhet të konfirmohet edhe numri i atyre që humbën jetën në terren. Avioni ra në një zonë të populluar dhe në afërsi të disa lagunave ku kishte shumë peshkatarë. Mediat lokale thonë se numri i viktimave pritet të rritet, teksa mes viktimave janë të paktën 7 fëmijë dhe tre gra. Ka gjithashtu informacione kontraversale sa i përket avionit, pasi disa agjenci lajmesh thonë se është armen dhe jo rus. Megjithatë deri tani asnjë kompani ajrore nuk ka konfirmuar aksidentin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/