Rauning i OSBE tregon xhunglën mediatike të Tiranës

Rauning i OSBE tregon xhunglën mediatike të Tiranës

43
0
Shares

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, ekzaminoi sot sëmundjet e medias shqiptare ndërsa foli në një konferencën për lirinë e shprehjes “SpeakUp3” që po zhvillohet në Bruksel, organizuar nga Komisioni Evropian.

Rauning tha se fenomeni i parë mbresëlënës është moria e mediave në një treg relativisht të vogël. Kjo xhungël pak a shumë e padepërtueshme e medias lokale dhe kombëtare çon në furnizim të tepërt për një numër relativisht të vogël konsumatorësh.

Në shikim të parë, mund të tundohemi të mendojmë se ky furnizim i madh është pozitiv dhe se i ofron konsumatorit një gamë të gjerë informacionesh, opinionesh e nivelesh të ndryshme cilësie.

Por një hetim më i hollësishëm i këtij pluralizmi mediatik të sipërfaqshëm çon në përfundimin disi të trishtueshëm, thotë ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Më vijim ai rreshton problemet:
– përmbajtja e informacionit të disponueshëm mbetet e kufizuar,
-informacioni përqendrohet kryesisht te çështjet e brendshme,
-artikujt e lajmeve shpesh kopjohen shabllon pa kontroll të dyfishtë dhe
-trysnia për të dhënë lajmin, veçanërisht për kanalet kryesore që transmetojnë lajme në format 24-orësh, çon shpesh në krijimin virtual të sensacioneve mediatike për tema që nuk meritojnë vëmendje aq të tepruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY