LULZIM BASHA/ Mesha e parë e Dom Simon Jubanit, goditje në zemrën...

LULZIM BASHA/ Mesha e parë e Dom Simon Jubanit, goditje në zemrën e regjimit komunist

54
0
Shares

Si sot 25 vjet më parë, në Shqipëri u rikthye e drejta e shprehjes dhe liria e ndërgjegjes, me një akt historik të kurajës civile të Dom Simon Jubanit, me meshën që mbajti në varrezat e Shkodrës.
Mesha e Dom Simon Jubanit i dha zemër të gjithë besimtarëve të Zotit dhe ishte një goditje në zemrën e regjimit komunist që i kishte privuar qytetarët nga liritë e të drejtat themelore.
Pas kalvarit të terrorit dhe burgosjes të mijërave që guxuan të shprehnin adhurimin ndaj Zotit, mesha e 4 nëntorit rihapi për shqiptarët rrugën e lirisë së besimit, lirisë së shprehjes dhe lirive politike.
Nderim të përjetshëm për Dom Simon Jubanin dhe veprën e tij. Nderim për klerin shqiptar të të gjitha besimeve që mbajti të ndezur flakën e besimit në Zot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY