Deputetët e PS dhe LSI janë angazhuar drejtpërdrejtë në emërimet e mësuesve në qytetin e Lushnjes.
Një dokument i Partisë Demokratike tregon se nga 169 mësues që janë emëruar në gjashtë muaj në këtë qytet (dhjetor 2013- maj 2014), shumicën e emërimeve i ka bërë Petrit Vasili.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka emëruar 38 mësues ndërsa 29 prej tyre i ka emëruar Bujar Çela, edhe ky deputet i LS-së.
Denoncimin e ka bërë Myslym Murrizi, kreu i degës së PD-së së leshnjes.
Qyteti i Lushnjes duket të jetë bastion i kësaj force politike, po të shohësh që PS-ja ka bërë më pak emërime.
Nuk mbeten pas edhe deputetët e PS-së, Arben Çuko i cili ka emëruar 26 mësues ndërsa Erjon Braçe 17.
Emërimet janë bërë në kohen kur Arsimin ne Lushnje e drejtonte Liza Tabaku, e cila vetë ka emëruar vetëm 3 mësues, e arrestuar për korrupsion, e akuzuar pasi i merrte mësuesve nga 4-5 mijë euro për ti futur në punë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/