Motrat Kajtazi janë dënuar sot nga Gjykata e Durrësit me shërbim prove dhe orë pune për interes publik. Motrat Kajtazi i vunë flakën shtëpisë së prindërve dhe për gati një muaj ularguan nga banesa me pretendimin se prindërit i dhunonin dhe nuk ishin të qeta. Mbi to rëndonte akuza e “shkatërrimit të pronës me anë të zjarrit”. Sipas vendimit të gjykatës, Orialda Kajtazi është dënuar me 8 muaj shërbim prove, ndërsa për motrën më të vogël, Klevisa Kajtazi, gjykata vendosi 50 orë pune për interes publik.
Organi i akuzës kërkoi 1 vit heqje lirie, por vajzat u lanë të lira nga gjykata.
Ato u larguan për gati një muaj nga banesa dhe u strehuan në një apartament në Vlorë. Me vete ato kishin marrë edhe disa para tëfamiljes me të cilat shtynë ditët e arratisë, si dhe ndryshuan look-un që të mos njiheshin. Vajzatedhe pasi u arrestuan nuk ndryshuan dëshminë e tyre, teksa Orialda u pendua dhe i kërkoi falje prindërve për veprimin e kryer, Klevisa nuk pranoi as ti takojë e as të kthehet në banesë.Klevisa Kajtazi madjekërkoi urdhër-mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit.
Me gjithë përpjekjet e psikologes për të bashkuar vajzën 14-vjeçare me pjesën tjetër të familjes, Klevisa ka refuzuar kategorikisht të kthehej me vullnetin e saj në shtëpinë e prindërve, së cilës i vuri flakën teksa u arratisën me Orialdën mbrëmjen e 16 korrikut.
Burime nga Policia e Durrësit thanë për gazetën “Panorama” se Klevisa Kajtazi do të strehohet përkohësisht në një qendër për fëmijë në Tiranë.
Gjatë ditëve të arratisë, motrat 18 dhe 14 vjeçare,realizuan edhe disa video në të cilat rrëfenin sekretete shtëpisë së tyre në lidhje me ato që prindërit thonin për të afërmit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/