Personat të tjerë të ndaluar lidhur me skandalin rimbursimit të ilaçeve kaluan sot në gjykatë për masën e sigurisë. Përvec 5 personave që u gjykuan paradite, pasdite u dha masa e sigurisë për 8 persona.
Kështu gjykata vendosi Valbona Kraja, detyrim paraqitje; Fisnik Kollcaku,arrest ne shtepi; Arjola Piperaj,arrest ne shtepi; Violeta Bejko, detyrim paraqitje; Ela Malaj, detyrim paraqitje; Arbi Thereska,arrest ne shtepi; Ornela Plepi, arrest ne shtepi; Arber Teqja, arrest ne shtepi.
Ndalimi i tyre ka ndodhur pak ditë më parë ku policia i vuri prangat 13 personave të dyshuar nga hetimi i Prokurorisë për skandalin e rimbursimit të ilaçeve me fatura false.
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 13 personave, përfshirë pronarin e një depoje të madhe farmaceutike, të akuzuar se kanë qenë pjesë e skemës së vjedhjes së parave shtetërore me receta e fatura fiktive. Mes të ndaluarve, sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë, janë edhe drejtues të kësaj depoje, 4 pronarë farmacish dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal, Tiranë.
Paraditë gjykata vendosi masat e sigurisë për Manjola Pernoci detyrim paraqitje, Nadir Causholli arrest me burg, Tasim Toci arrest me burg, Erlind Hajdari arrest me burg, Vangjelica Cerushi detyrim paraqitje.
Kështu nën përfundim të gjykimit për masën e sigurisë për 13 të dyshuarit, 3 prej tyre u lanë në arrest me burg, 5 arrest shtëpiak dhe 5 të tjerë me detyrim paraqitje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/