Raporti i KLSH, Edi Rama 2 milionë e 120 mijë euro korrupsion...

Raporti i KLSH, Edi Rama 2 milionë e 120 mijë euro korrupsion në ditë

67
0
Shares

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, është tronditës, është tregues se si po qeveris Edi Rama me ministrat e tij, me filozofinë e grabitjes, e zhvatjes së fondeve e pasurisë publike, deklaroi sot nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho.

“Dëmi i shkaktuar shtetit është i parecedent.

777 milionë euro, vetëm për vitin 2014.

Para të ndara mes tyre, si kope ujqërish që i janë sulur fondeve për të përvetësuar ku të mundin e sa më shumë të mundin.

Janë më shumë se 2 milionë euro në ditë dëmi që i kanë shkaktuar shqiptarëve dhe ekonomisë së vendit.

Më saktësisht 2 milionë e 120 mijë euro në ditë abuzim i Edi Ramës dhe ministrave të tij, kur papunësia është rritur, kur eksodi ka njohur shifra rekord, kur varfëria është në skaj, ku më shumë se 1/3 e popullsisë është në mjerim të plotë.

Kontributin kryesor në këtë zhvatje e ka Edi Ramën me aferën e CEZ-it.

Po nuk ngelen pas dhe të tjerët me tenderat dhe koncesionet ku fituesi është i paracaktuar.

Në 399 tendera janë konstatuar 1254 shkelje të procedurave të prokurimit.

Janë para që u janë marrë shqiptarëve me rritje taksash, me dhunë e me burgim, për t’i ndarë Edi Rama dhe ministrat e tij me miqtë dhe klientelën.

Me papulët, carapulët e tërë sojin e tyre që kanë mbajtur Edi Ramën me para dhe kanë financuar fushatën e tij”, përfundoi deklaratën e tij nënkryetari i PD dhe Parlamentit, Edmond Spaho.

Raporti i KLSH, është skaneri i një qeverie hienash të babëzitura, ku në krye qëndron kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së OSBE zotëron 200 milionë euro pasuri.

Mbi këtë zullum të madh qëndron ky regjim që i ka ditët e numëruara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY