PD, sulm televizionit Klan, manipuloi deklaratën e PD

PD, sulm televizionit Klan, manipuloi deklaratën e PD

92
0
Shares

PD ka sulmuar tv Klan pasi ky i fundit transmetoi dje një kronikë të cunguar rreth historisë së jeleve të ndërtimit. “Partia Demokratike shpreh keqardhjen e saj të thellë për keqinformimin që redaksia e lajmeve të Televizionit Klan i bëri dje publikut në lidhje me lejet e ndërtimit të dhëna nga Edi Rama si dhe për aktin e shëmtuar të censurimit të deklaratës dhe dokumenteve zyrtare të paraqitura nga Partia Demokratike. Censurimi i deklaratave të opozitës kompromenton rëndë integritetin dhe besueshmërinë e mediave dhe është treguesi më i vërtetë i gjendjes dramatike të lirisë së medias në regjimin e korruptuar dhe oligarkik të Edi Ramës dhe klienteles së tij”, thuhet në një deklaratë të PD-së.

Bëhet fjalë për sqarimin eplotë që dha dje PD lidhur me lejet e ndërtimit në Tiranë që u ndanë nga Qeveria në mënyrë të seleksionuar dhe sipas preferencave. Një ndër këto leje ishte edhe ajo për Mihal Delijorgjin, kërkesa e të cilit ishte e përfshirë në një listë me 30 kompani ndërtimi që mund të pajiseshin me leje për shkak të konformitetit të projekteve me planet pjesore të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY