PD: Edhe Ramës , edhe Bushit i ka humb vula

PD: Edhe Ramës , edhe Bushit i ka humb vula

80
0
Shares

Grida Duma rifillon punën e përditshme në PD si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Ajo doli sot në një deklaratë për mediat kundër kryeministrit Rama pas një heshtjeje për disa muaj.

Duma e akuzoi Edi Ramën se është kryeministri i vetëm në botë që nuk mbajti as edhe një nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet.

“Premtoi 300 mijë vende pune, papunësia është rritur, premtoi shëndetësi falas, shëndetësia është në krizë dhe e zhytur në korrupsion, premtoi uljen e taksave, i rriti dhe i dyfishoi ato.

Edi Rama është turisti më i pasur i vendit, dhe në dy vitet e qeverisjes, 162 ditë i ka kaluar jashtë, në hotele me 5 yje, duke shpenzuar qindra mijëra euro nga taksat e qytetarëve, në udhëtime që nuk kanë sjellë asnjë të mirë për vendin, por vetëm të ardhura për xhepin e tij.

Edi Rama njihet si një kopjac i bankës së fundit, pasi merr propozimin e z.Basha për pullën e pagesës së taksës për biznesin e vogël, i ndërron emrin, dhe e paraqet si të tijën. Sërish duke mashtruar.

Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe dokumenti i punës së OSBE tregon se ai gëzon 200 milionë euro pasuri që e ka strehuar në vendet OFF-SHORE, përmes vëllait të tij”, theksoi Duma.

Po sot Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani deklaroi se “kryebashkiaku i Edi Ramës, Artur Bushi, i proceduar nga policia italiane për trafik droge, bredh nëpër lokale nate me pistoletë në brez dhe me vulën e institucionit që drejton me vete. Sipas raportimeve në media, edhe në shoqërinë e dy prostitutave.

Përfundimi, sot kryebashkiakut të Rames i kanë marrë edhe koburen edhe vulën e bashkisë ose në rastin më të mirë, sot kryebashkiakut të Ramës i ka humbur edhe koburja edhe vula.

Ky është modeli i Edi Ramës për kryebashkiakët, këtë kryebashkiak ka përzgjedhur ai për të menaxhuar jetën e 100 mijë banorëve të Krujës për 4 vite”, deklaroi Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY