Muharrem Fejzo rrëfen si u ‘dënua’ Kadri Roshi për imoralitet: I...

Muharrem Fejzo rrëfen si u ‘dënua’ Kadri Roshi për imoralitet: I shkau dora dhe u fut në shalët e infermieres

538
0
Shares

Një nga regjisorët më të mirë shqiptarë, Muharrem Fejzo, në librin e tij me kujtime, “Të pathënat”, i promovuar gjatë këtyre ditëve, ndan me publikun ca nga ato sekretet dhe paskuintat. Filmi që ka pasur jo pak pengesa sipas tij, ka qenë “Fijet që priten”.
Një nga rolet kryesore, atë të Marko Ruvinës e luan Kadri Roshi. Por nuk kishte qenë e lehtë ta sillje në sheshxhirim.

Fejzo tregon se në atë periudhë (1975), Kadriu ishte i dënuar për “imoralitet” me punë të detyruar në Dajt. Pas shumë ndërhyrjesh u bë e mundur pjesë- marrja e tij në film.
“Asistentët duhet të shkonin në transhe për gërmime. Operatori është i zënë me një relacion partie. Të tjerë pjesëtarë të grupit janë të angazhuar me filma, të cilët nuk kanë mbaruar ende.
Për pjesëmarrjen e aktorëve të Teatrit Popullor, duhet biseduar me drejtorin V. Aristidhi. E pres me dëshirë takimin me të. Isha i sigurt që ai do të më ndihmonte. Problemi më i pazgjidhshëm ishte Kadri Roshi.
Ai ishte ndëshkuar nga organizata e partisë e teatrit për “imoralitet” dhe e kishin çuar për riedukim në guroren e malit të Dajtit! Ishte për të qeshur dhe për të qarë. Shpifja: (Kadriu, kur ishte i shtruar në spital, nuk e di përse, i kishte futur duart infermieres…!). Mjaftonte kjo që komunisti Kadri të jepte llogari përpara shokëve të partisë. Shoku Vaskë tha duke qeshur: “Ce de, u bë qameti, se i shkau dora Kadriut dhe u fut në shalët e infermieres! Po dhe ajo kuçkë e madhe.
Vetë ia ziente gjakun Kadriut të varfër me gjithë ato sisë që sa nuk i merrnin firomën, kur i vinte termometrin. Vetëm komiteti i partisë mund t’i japë dum këtij muhabeti. Unë nuk të ndihmoj dot, më vjen keq”, rrëfen rregjizori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY