Policia e Lezhes ka vënë në pranga 4 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre u bë ditën e sotme gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Rrënja e Zezë’’.
Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatiteshin për shitjen e një sasie narkotike dhe nga kontrollet e ushtruara në automjetet dhe banesat e këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kg kanabis, armë dhe municione, aparate celularë dhe mjete për përpunimin e drogës. Efektivët e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pas një pune disa javore kanë realizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të Koduar “Rrënja e Zezë ” dhe si rezultat i tij kanë rënë në pranga 4 persona, dy të tjerë janë shpallur në kërkim si edhe janë sekuestruar bimë narkotike, armë zjarri edhe mjete të tjera që ndihmonin në trafikimin e drogës.
Në pranga kanë rënë:
Pjetër Nikolli , 53 vjeç, banues në fshatin “Rrënja e Zezë” Mirditë
Ndok Nikolli , 50 vjeç, banues në fshatin “Rrënja e Zezë” Mirditë Viktor Nikolli, 42 vjeç, banues në fshatin “Rrënja e Zezë” Mirditë
Radoin Jaku , 20 vjeç, banues në Ishull – Lezhë
Ndërsa janë shpallur në kërkim vëllezërit:
Astrit Nikolli, 29 vjeç, banues në fshatin “Rrënja e Zezë” , Mirditë
Ilir Nikolli , 26 vjeç, banues në fshatin “Rrënja e Zezë, Mirditë
Janë sekuestruar:
Sasi 1kg bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa
2 arme zjarri automatik model 56
2 krehëra fishekësh
1 armë e ftohtë bajonetë
1 automjet
2 aparate celulare
5 radio transmetuese
2 peshore elektronike
2 pale dylbi
1 shkop bejsbolli
17 mjete të tjera prerëse, gërshërë të formave dhe madhësive të ndryshme, mjete ndriçimi
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Prodhim dhe mbajtja pa leje armëve dhe municioneve luftarake “ “ Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/