Korçë, arrestohet autori i dyshuar për vjedhjen e 9 lokaleve.

Korçë, arrestohet autori i dyshuar për vjedhjen e 9 lokaleve.

88
0
Shares

Është arrestuar Thana Dido, 27 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë mbas finalizimit me sukses të operacionit të koduar ‘Plazma’. Dido dyshohet për vjedhjen e 9 lokaleve. Ai u arrestua pasi, dje në lagjen 18, u kap në flagrancë, duke vjedhur në dyqanin e shtetasit XH.SH, vjeç 36, banues në lagjen e mësipërme, një sasi paketash cigare, si edhe 2000 lekë.

Në vijim të hetimeve të kryera, në lidhje me këtë rast, rezulton se ky shtetas, është autor i 8 vjedhjve të tjera, ndodhur në kohë dhe lagje të ndryshme, të qytetit të Korçës, në lokalet e shtetasve :

1.TH.P, lagjia 7, ngjarje më datë 24.09.2015.

2.GJ.P, lagjia 7, ngjarje më datë 04.10.2015.

3.Y.G, lagjia 18, ngjarje më datë 07.10.2015.

4.GJ.R, lagjia 10, ngjarje më datë 13.10.2015.

5.G.T, lagjia 9, ngjarje më datë 19.10.2015.

6.J.Q, lagjia 18, ngjarje më datë 25.10.2015.

7. Th.ZH, lagjia 18, ngjarje më datë 30.10.2015.

8.A.B, lagjia 1, ngjarje më datë 30.10.2015.

Gjithashtu u është bërë edhe ndalimi i Erando Duka, vjeç 25, banues në Korçë. Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas, ka pasur dijeni për vjedhjet e kryera, nga shtetasi Thanas Dido.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë, si edhe “Moskallëzimi i krimit”parashikuar nga nenet 134, 134/2 e 300 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY