Kamëz, 3 këshilltarë të majtë i bashkohen të djathtës, shkarkohen drejtuesit e...

Kamëz, 3 këshilltarë të majtë i bashkohen të djathtës, shkarkohen drejtuesit e këshillit bashkiak

67
0
Shares

Tre këshilltarë kanë braktisur të majtën duke iu bashkuar të djathtës dhe krijuar kështu mazhorancë të re në Këshillin Bashkiak Kamëz. Pas krijimit të shumicës së re, kanë qenë më shumë se 1/3 e  anëtarëve të Këshillit Bashkiak Kamëz që kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit me rend dite: shkarkimin e kryetarit, sekretarit dhe nënkryetarëve të Këshillit.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak pak konfirmimit të pranisë së 21 anëtarëve të Këshillit,  është votuar për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Kamëz, Asllan Neziri, dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak, Bilbil Bajraktari.
Bajraktari pas zgjedhjes falënderoi këshilltarët për besimin si dhe kreun e degës së PD-së, njëkohësisht kryetar i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, për besimin e treguar.
Sipas rendit të ditës, është vijuar më tej me shkarkimin e një prej nënkryetarëve të Këshillit, Valmira Qehaja, ndërsa këshilltarët nuk kanë votuar për shkarkimin e nënkryetarit tjetër Ndue Gjeloshi duke e lënë atë në detyrë.
Si nënkryetare e dytë e Këshillit Bashkiak pas propozimit të grupit të këshilltarëve të PD-së është zgjedhur Amela Tanushi. Më tej, është vijuar dhe me shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak Luan Biba dhe votimin si Sekretar i ri i Këshillit Bashkiak Sokol Ndreu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY