E kishin futur drogën në bombulën e gazit por nuk ia dolën të kapërcejnë kufirin pasi specialistët e Sektorit të Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër e arrestuan. Sot ra në pranga Gj. F., 58 vjeç , lindur në Nenmavriq Dukagjin, Shkodër dhe banues në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë :
Ky shtetas është paraqit për të kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe udhëtonte me automjetin tip VOLVO me targa AA 609 MK, ne pronesi te tij.
Duke u bazuar ne analizen e rriskut nga ana e policisë kufitare, u bë përzgjedhja për kontroll te detajuar ne vijën e dytë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në pjesen e pasme të automjetit, në pjesën e brendshme të bagazhit, u konstatua nje bombul gazi me ngjyre te zeze metalike, e cila kishte shenja te lyerjes me boje te zeze (te re).
Pas hapjes së bombules ne brendesi te saj u konstatua një bombul tjetër metalike, me qëllim shanin e gazit të bombulës që punonte automjeti, ku pas hapjes u gjet lëndë narkotike Canabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e vendosur në disa pako në formë rrethore e mbeshtjellë me celefon e presuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/