EMRAT/Droga që nisej nga Laguna e Vilunit, përfundon hetim për 7 persona

EMRAT/Droga që nisej nga Laguna e Vilunit, përfundon hetim për 7 persona

115
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën për 7 persona, të akuzuar se kanë tentuar të trafikojnë me skaf drejt Italisë një sasi prej rreth 780 kg lëndë narkotike canabis sattiva, me pikënisje lagunën e Vilunit, në bregun e Velipojës.

Të akuzuarit, të cilët janë hetuar në masë sigurie “arrest në burg”, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, për të cilët hetimi po vijon, rezulton se kanë siguruar, transportuar dhe marrë masat për imbarkimin e lëndës narkotike në një mjet lundrues skaf dhe kanë tentuar ta trafikonin drejt brigjeve të Italisë, në mbrëmjen e datës 30.09.2014.

Hetimet nxorën se me datë 30/09/2014 rreth orës 2100, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit (Velipojë) dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guarda di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rezultuan 7 të tilla. Ata kishin brenda paketime me mbështjellje natribani, gjithsej 80 (tetëdhjetë) të tilla, të cilat kishin material bimor me karakteristika të ngjashme me bimën cannabis sativa. Pesha e tyre doli 210 kg. Duke i hequr peshën e çantave, pesha e materialit bimor doli 201.5 kg. Të nesërmen, me datë 01/10/2014 rreth orës 1200 në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, në një distancë rreth 4 milje detare nga bregu i detit, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 (pesëmbëdhjetë) çanta të tjera në ngjyrë të zezë. Edhe në këto çanta u gjetën pako me mbështjellje natribani, gjithsej 97 (nëntëdhjetë e shtatë) të tilla, të cilat kishin material bimor me karakteristika të ngjashme me bimën cannabis sativa. 97 (nëntëdhjetë e shtatë) pakot kishin peshën 594 kg. Pas zbritjes së peshës së 15 çantave, pesha e materialit bimor rezultoi 579 kg. Në total u gjet gjithsej 780 (shtatëqind e tetëdhjetë) kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë që hetimet vijojnë për persona të tjerë, Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim shtetasit:

– Mikel Hoxha (Ermal Mehmeti)

– Indrit Rraja

– Ervis Sulo

– Leonidha Dhimojani (Robert Abazi)

– Mirjan Vitaj

– Alfred Syli

– Kristian Çokaj

Të gjithë të akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të Narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a parg.II e 22 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY