Berisha: Rama të bëj testin e drogës, po s’doli përdorues unë i...

Berisha: Rama të bëj testin e drogës, po s’doli përdorues unë i kërkoj ndjesë

69
0
Shares

Në rast ndryshimi të Sistemit Zgjedhor, ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha do t’i sugjeronte pasardhësit të tij në parti, Lulzim Basha që të kërkonte vendosjen e sistemit Prim për koalicionet. Gjithashtu, sugjerimin e vijoi më tej duke i mëshuar më forcë faktit se Basha duhet t’i kushtojë rëndësi PD-së dhe aleatëve të saj. “PD duhet të ketë aleancën më të gjerë që ka pasur ndonjëherë” tha Berisha.
I ftuar në studion e “ABC News” ish-kryeministri Berisha u shpreh kundër vendosjes së sistemit Prim për partitë. Sipas tij, një sistem i tillë përfaqëson jo pak difekte. Ky sistem bën që 1/3 e zgjedhësve që janë me partitë e tjera u vihet viza.
Sipas tij, nuk është mirë që ligji për zgjedhjet të synoje goditjen e Ilir Metës.
Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar sërish i ashpër ndaj mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke thënë se në dy vitet e qëndrimit, nuk i njeh asnjë të mirë.
“Të mirë? Nëse flasim për të mirë,  gjënë më pozitive që ka bërë, ka demaskuar veten në mënyrën më të thellë sepse erdhi me një fasadë dhe çdo i ri i ardhur është i mirëpritur; një politikan që nuk ka qenë më parë kryeministër është i mirëpritur. Erdhi me një paketë mashtrimi… s’ka bërë kush një mashtrim të tillë për armët kimike. Ka bërë gjënë më të mirë se ka treguar veten e tij”, tha Berisha.
Ish-kryeministri akuzoi sërish kreun e qeverisë si përdorues droge. Berisha i kërkoi Ramës të bëj testin e drogës, pasi sipas shikimit të tij edhe si mjek, kryeministri rezulton një përdorues droge.
Berisha deklaroi se nëse Rama nuk rezulton përdorues droge, ai është i gatshëm t’i kërkojë ati ndjesë publike.
“Kam bindjen e thellë se Edi Rama është përdorues droge. Këtë bindje e kanë me qindra e qindra njerëz që komunikojnë me mua. Më thonë se tani është akoma më rëndë. Unë jam mjek dhe në syrin tim klinik, ai ka shfaqur shenja të qarta të mbidozës. Por syri klinik është sy klinik dhe duhet testi i drogës. Nëse Edi Rama del negativ, unë i kërkoj falje si mjek”,-deklaroi Berisha.
Duke komentuar për procesin e dekriminalizimit të kërkuar nga opozita dhe kriterin për futjen e testit të drogës ndaj politikanëve, Berisha tha se testi të bëhet vetëm për kryetarët e partive parlamentare.
“Nëse e vëmë si shembull testin e drogës, atëherë ta bëjnë të gjithë kryetarët e partive, Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka”, tha ish-kryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY