Nuk ka qenë aspak e këndshme, fundi i pjesëmarrjes në seminarin me biznesin, i kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa ka dalë nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale, ku zhvillohej seminari, kryeministri është gjendur në një sulm me vezë, nga disa studentë.
Ka qenë studentja Klodiana Hoxha ajo që ka sulmuar kryeministrin me vezë. Nga ky sulm, Rama nuk është prekur nga ndonjë vezë e mundshme, ndërsa “viktimë” ka qenë eskorta e tij.
Mësohet se studentët kanë qenë pjesë e “Lëvizjes për Universitetin”.
Pas këtij incidenti, ka ndërhyrë policia e cila ka shoqëruar studenten bashkë me 9 prej shokëve të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/