Në një seminar me përfaqësues të biznesit të vogël, kryeministri Edi Rama, është sjellë si në fushatë elektorale, duke premtuar e premtuar ende ndaj biznesit.
Në këtë kontekst, kryeministri duke theksuar vendosmërinë e qeverisë së tij për të mbështetur biznesin premtoi për lehtësim nga taksat, ndaj ambulantëve dhe personave që punësojnë veten me zanatin e tyre.
“Jemi shumë të vendosur që ta mbështesim fuqishëm biznesin e vogël dhe të madh dhe të lehtësojmë qoftë ambulantët, për të cilët nuk do ketë më asnjë taksë. Ata që punojnë me zeje nuk do ketë asnjë taksë, sepse punësojnë veten me zanatin e tyre. Nuk kemi çfarë tu kërkojmë asgjë më shumë. Kjo për të stimuluar dhe më shumë zanatet, shkollat profesionale”, premtoi Rama.
Gjithashtu, më tej kryeministri garantoi bizneset se formalizimi do të bëjë të mundur uljen e taksave për ta.
“Sa më shumë kuponë të jepni dhe sa më shumë kuponë të marrin blerësit tuaj, aq më e afërt bëhet dita për të ulur taksat tuaja. Ajo që fitoni sot duke mos dhënë kuponin është shumë më pak nga ajo që do të përfitoni nga ulja e taksave”, deklaroi Rama.
Në seminarin me biznesin e vogël, Rama theksoi edhe njëherë se operacioni kundër informalitetit do të vazhdojnë dhe se ato nuk ka qëllim ndëshkimin, por respektimin e ligjit nga të gjithë.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Basha “tërheq zvarrë” Ramën, kreu i PD premton ulje taksash, kryeministri premton heqje taksash
/web/Basha_terheq_zvarre_Ramen_kreu_i_PD_premton_ulje_taksash_kryeministri_premton_heqje_taksash_9204_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/