Horoskopi, 2 Nëntor 2015/ Yjet thonë për JU

Horoskopi, 2 Nëntor 2015/ Yjet thonë për JU

43
0
Shares

Dashi
Sot do keni ide fantastike juve qe jeni ne një lidhje dhe do i zgjidhni edhe problemet e vogla qe ju kishin dale. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete një person qe do pëlqejnë. Nuk është e thënë qe ata ta ndryshojnë sot statusin e tyre. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin sepse ne te kundërt do keni vështirësi.

Demi
Dite goxha e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te bini dakord për asgjë dhe kjo do e nxehte atmosferën. Beqaret do kenë plot takime, por nuk do arrijnë te binden për dike dhe te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë ekuilibri ne çdo moment. Do e dini mire sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Binjakët
Mos u tregoni shume idealiste ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse ka rrezik te zhgënjeheni me tepër. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mundohuni te ruani një marrëdhënie te qëndrueshme. Beqaret do realizojnë takime te shumta, por asnjë nuk do ju pëlqejë aq sa për te vazhduar njohjen. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe nuk do keni vështirësi.

Gaforrja
Dite me e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do zbuloni një ane tjetër te karakterit te partnerit dhe do e dashuroni akoma me shume atë. Beqaret do jene te përkëdhelurit e planetëve dhe do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do varet nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa te pamenduara do keni vështirësi me vone.

Luani
Dite e mbushur me te papritura te pakëndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te gjitha këto ne fakt do jene pasoje e sjelljes jo te mire përkundrejt partnerit. Beqaret do fillojnë te njihen mire me një person te ri dhe se shpejti do hedhin edhe ndonjë hap. Gjendja e te ardhurave do jete e mire sepse do dini sa para te shpenzoni dhe sa te mbani mënjanë për te nesërmen.

Virgjëresha
Shume gjera te jashtëzakonshme kane për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Emocionet do shumëfishohen dhe do ju duket sikur jeni mbi re. Beqaret do jene gati ta pranojnë propozimin e dikujt dhe do fillojnë një lidhje serioze. Gjendja e te ardhurave nuk do jete aq e mire sa mendonit. Lërini për me vone disa investime dhe mos shpenzoni shuma te mëdha.

Peshorja
Mos u tregoni shume mosbesues kundrejt partnerit tuaj sot. Nëse ju e ruani ne çdo hap qe hedh ai edhe mund te mërzitet. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë një koleg pune. Edhe ai ka kohe qe iu pëlqen por nuk ua ka shprehur nga frika se mund te humbe edhe miqësinë tuaj. Dita e sotme do jete e mrekullueshme ne sektorin financiar. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për te shpenzuar.

Akrepi
Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj sot dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje te mëdha mes jush. Beqaret duhet te maten disa here para se te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Jo te gjithë janë ashtu si duhet dhe disa mund t’iu lëndojnë pa mase. Te ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Me maturi dhe me pak shpenzime mund te arrini te bëni edhe investimin e menduar.

Shigjetari
Do jeni ne humor te shkëlqyer gjate gjithë kësaj dite dhe do argëtoheni pa fund me partnerin tuaj. Çdo moment do jete i veçante. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje te qëndrueshme. Nga aventurat do përfitojnë. Për financat nuk do jete dite e favorshme. Kufizoni sa te mundeni shpenzimet sepse do keni probleme.

Bricjapi
Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite juve e jeni ne një lidhje dhe do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie qe do iu propozoje partneri. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me emocione te forta. Do e ndryshojnë me shpejt nga sa kishin menduar statusin e tyre. Financat do jene te trazuara. Mos jepni hua dhe ulni sa me shume shpenzimet.

Ujori
Dite shume e trazuar dhe e mbushur me debate te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Shume persona do ndërhyjnë ne jetën tuaj dhe do ua prishin atmosferën. Beqaret nuk do jene te qarte për hapat qe duhet te hedhin dhe nuk do i pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe do arrini t’i zgjidhni shpejt problemet.

Peshqit
Dite shume e vështirë kjo e sotmja për te gjitha ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe do doni te qëndroni vetëm. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do e ndryshojnë shume shpejt statusin e tyre. Financat do kenë përmirësime te mëdha fale një shpërblimi e do merrni nga puna ose fale një trashëgimie nga familjaret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY