Kryebashkiaket dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në bashkitë e vendit kanë dorëzuar pranë Këshillave Bashkiake kërkesën për të ulur me 30 % taksat mbi pronën. Kërkesa për të ulur maksimalisht taksat mbi pronën vjen pas apelit publik të kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
Taksat mbi pronën u rrit deri katërfish në dy vitet e fundit duke rënduar barrën e taksave që paguajnë veçanërisht bizneset e vogla të cilat ndodhen në kushtet e mbijetesës. Ulja me 30 % e taksës do të ndikojë direkt në buxhetin e bizneseve dhe familjeve të tyre.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se me marrjen e besimit nga shqiptarët, taksa mbi pronën do të shkojë në nivelet që ka qenë para vitit 2007.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/