Rriten taksat, 7 % më të shtrenjta siguracionet e makinave dhe pronave

Rriten taksat, 7 % më të shtrenjta siguracionet e makinave dhe pronave

73
0
Shares

Në paketën fiskale të 2016, Ministria e Financave ka parashikuar që të rriten taksat e siguracioneve që paguajnë automjetet.

Ministria e Financave në propozimet e saj, ka kërkuar që kjo taksë, nga 3 për qind, të shkojë në nivelet 10 për qind, çka pritet që automatikisht të reflektojë në çmimet e siguracioneve të jo-jetës, të automjeteve dhe pronave të paluajtshme.
Me këtë ndërhyrje të Financave në paketën fiskale, duke rritur taksën e primit të shkruar, pritet që çmimi i siguracioneve të jo-jetës të pësojë rritje pas 1 janarit 2016. Në vendin tonë qarkullojnë 400 mijë automjete dhe sot siguracioni paguhet në bazë të fuqisë motorike të mjetit dhe vitit të prodhimit.
Një automjet me fuqi motorike 1000 kubikë, i prodhuar pas vitit 2005, çmimi i siguracionit është 14,720 lekë në vit, kurse për një makinë 1200 kubikë, çmimi i siguracionit është 15,160 lekë, një automjet 1600 kubikë siguracioni është 15,260 lekë në vit, dhe për një automjet me fuqi motorike 2200 kubikë, siguracioni është 15,860 lekë në vit.

Duke qenë se nga 1 janari taksa mbi siguracionet do të rritet 7 për qind apo trefishohet nga sa është aktualisht, kjo do të sjellë çmim më të lartë të siguracioneve. Në paketën fiskale të vitit 2015, qeveria hoqi TVSH-në 20 për qind për siguracionet e jo-jetës, pra të automjeteve, pronave të paluajtshme.
Sipas përllogaritjeve që bënë Financat, vendosja e taksës së siguracioneve me 3 për qind do të balanconte humbjen në të ardhurat e buxhetit dhe çmimi i siguracioneve do të pë- sonte ulje. Këto ndryshime nuk reflektuan në çmimet e tregut të siguracioneve, por as në rregullimin e të ardhurave në buxhet.
Pasi vetë Financat propozojnë rritje të taksës së siguracioneve për të balancuar humbjen e krijuar në buxhet nga heqja e TVSH-së, ku deficiti është 780 milionë lekë.
Sipas përllogaritjeve që kanë bërë Financat, efektet plus në buxhet do të jenë 450 milionë lekë, për të rikuperuar gropën e mësipërme që u krijua nga paketa 2015. Nga ana tjetër, Financat janë duke diskutuar me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm. Meraku i FMN-së vazhdon të mbetet moskalimi i nivelit të deficitit.
Nga ana tjetër, shefja e misionit të FMN-së, Anita Tuladhar, e cila ndodhet në vendin tonë, i kujtoi edhe një herë qeverisë shqiptare nivelin e lartë të borxhit publik në aktivitetin e Bankës Qendrore.
Marrëveshja e 5-të me FMN-në nuk është firmosur ende, pasi në qershor përfaqësuesit nuk ranë dakord me qeverinë, në mënyrë që të lëshonin këstin e kredisë së radhës.
FMN ka qenë kritike me qeverinë sa i përket mbledhjes së taksave dhe luftës ndaj evazionit, tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të dorëzoje ky mision në tavolinën e ministrit Cani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY