Brenda dy ditëve të fundit lëkundjet sizmikë kanë tronditur tre herë banorët e Tiranës dhe të qyteteve pranë saj. Pas këtyre lëkundjeve ka folur edhe Përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi. Në një intervistë për “Neës 24”, Koçi shprehet se ka një aktivitet në ngritje sizmik të zonës Jugore të Bulqizës. Ai gjithashtu shton se tërmete të tjera pritet të godasin vendin në mënyrë të përsëritur, por nuk mund të përcaktohet dot se sa do të jetë shkalla e tyre.
“Ka një rritje të aktivitetit sizmik të zonës së Bulqizës Jugore. Presim tërmete të tjera, por nuk mund ta përcaktojmë shkallën e tyre. Sot janë regjistruar tri tërmete”, tha ai.
Tri lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti kanë shkaktuar panik tek banorët e Tiranës, ndërsa u ndje edhe në Shkodër, Laç, Kukës, Pukë dhe Bulqizë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 34 km në lindje të Tiranës dhe 14 km në jug të Bulqizës. Lëkundja e parë sizmike u regjistrua me magnitudë 3.4 e shkallës Rihter, ndërsa e dyta ishte më e fuqishme, 5.1 e shkallës Rihter. Momentalisht nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa banorët të frikësuar kanë dalë nga banesat e tyre. Ky është i dyti tërmet në dy ditë që godet vendin.
KËSHILLA/ Ja si mund të mbroheni nga lëkundjet e tërmetit
Dhe meqë tërmetet janë bërë të shpeshta është e domosdoshme të dimë se si të mbrohemi, qoftë kur jemi brenda në banesë, qoftë kur jemi jashtë saj.
Këto janë disa këshilla që mund t’u shpëtojnë, të marra nga Mbrojtja Civile Shqiptare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/