DOSJA/ Prokuroria: Ja 8 shkeljet e biznesmenëve të karburanteve të arrestuar dje

DOSJA/ Prokuroria: Ja 8 shkeljet e biznesmenëve të karburanteve të arrestuar dje

71
0
Shares

Prokuroria ka vijuar sot me publikim të informacioneve shtesë, për implikimin e biznesmenëve të karburanteve, të arrestuar dje, për një dëm që llogaritet në 5 miliardë lekë (të vjetra).
Sipas prokurorisë, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në shoqërinë “Fullpet” (Ish”Alpet”),  si dhe nga verifikimi i dokumentacionit ligjor rezultoi se për periudhën 01. 12. 2012 deri më 01. 04. 2014 janë konstauar 8 shkelje.

Shkeljet e konstatuara

1.- Shoqëria  nuk ka deklaruar realitetin e pagesave të kryera për vitin 2012 ndaj furnitorit sh. a., “Genklaus” për blerje karburantesh dhe shitjen e tyre.
2.- Ka diferenca të konsiderueshme në deklarimin e të ardhurave me kasë për vitin 2013 krahasuar me deklarimin e tij në Sistemin Informatik tatimor për qarkullimin e mallrave.
3.- Nuk ka pasqyruar saktë komisionet e shitjes për shërbimin e kryer  duke ulur të ardhurat e deklaruara.
4.- Janë lënë pa deklaruar fatura tatimore të shitjes dhe të blerjes duke mos deklaruar realisht sasitë e karburanteve dhe komisionet e shitjes.
5.- Janë pasqyruar si blerje fatura tatimore qe nuk i përkasin subjektit.
6.- Janë deklaruar në blerje vlera kreditore në një kohë që mungojnë faturat apo kopje e noterizuar e tyre të cilat kanë efekte në TVSH-në kreditore të subjektit.
7.- Nuk ka deklaruar dhe dorëzuar pranë Organeve Tatimore, Pasqyrat Financiare dhe Formularin e Deklarimit dhe Pagesës për “Tatimin mbi fitimin për vitin 2013”.
8.- Tatimpaguesi ka lënë të pa paguara detyrimet e deklaruara për vitin 2013 në zërat “TVSH”, “Kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, “ Tatimin mbi të ardhurat nga Punësimi”, etj., në vlerën 125 milion lekë.

“Për të gjitha ngjarjet e konstatuara gjatë kontrollit, vlerësimin e tyre për detyrimet, gjobat, penalitetet janë te analizuara hollësisht në Raport Kontrollin dhe në mënyre të detajuar në Proces – Verbalet përkatëse, duke përcaktuar realisht çdo ngjarje referencat ligjore mbështetur në Legjislacionin fiskal në fuqi”, saktësojnë burimet zyrtare të prokurorisë.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY