Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Strasburgu urdhëron: Maqedonia të mos e devijojë lumin Radika

31/10/2015
Strasburgu urdhëron: Maqedonia të mos e devijojë lumin Radika
Share on FacebookShare on Whatsapp

Merr fund odisea e devijimit të lumit Radika për të furnizuar me ujë një hidrocentral të planifikuar për t’u ndërtuar nga qeveria Maqedonase në zonën e Mavrovës.
Pas debateve të shumta nga shqiptarët e Dibrës së Madhe, protestave në Shqipëri, por edhe të ekologjistëve në Maqedoni, Komitetit i Përhershëm i Konventës së Bernës, pranë Këshillit të Europës në Strasburg, pas inspektimit të projektit në terren, kanë urdhëruar qeverinë maqedonase, të ndërpresë menjëherë implementimin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit.
Draft-rekomandimi i hartuar nga ekspertët e Këshillit të Europës, i cili do të paraqitet për miratim në seancën që pritet të mbahet në datat 1 deri 4 dhjetor.
“Duke marrë parasysh të gjitha specifikat e Parkut Kombëtar të Mavrovës, i cili është një nga zonat me biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyral i një numri të madh species të mbrojtura; duke marrë parasysh faktin se ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është në një proces afrimi me BE-në dhe direktivat e Bashkimit Europian janë shumë të rëndësishme ndikimeve që këto projekte mund të kenë në rrjedhën natyrale të lumenjve; duke marrë parasysh faktin se Parku Kombëtar i Mavrovës dhe territoret përreth janë zona kryesore të riprodhimit të ‘rrëqebullit Ballkanik’, një specie në rrezik zhdukje, ne i rekomandojmë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë: përdorimin e metodave parandaluese dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të projektit për ndërtimin e hidrocentralit në territorin e Parkut Kombëtar të Mavrovës”, thuhet midis të tjerave në draft.
Me këtë argumentim, Këshilli i Europës fton Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Botërore që të përdorin mënyra më të kujdesshme dhe të marrin parasysh, pezullimin e financimeve të projekteve të hidrocentraleve në Maqedoni, në përputhje me rekomandimet e bëra.
Devijim i Radikës u kthye në një çështje të nxehtë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014, atëherë kur u bë publik dhe projekti i Shkupit zyrtar për ndërtimin e një hidrocentrali, i cili do të përdorte ujin e lumit, i cili do të devijohej në Vardar për të përfunduar më pas në zonën e Mavrovës ku dhe ishte planifikuar ndërtimi i hidrocentralit.

(“Top Channel”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026
Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

Berisha: Lubia po kërkon të blejë shtetësi në vende të tjera, përfshi Serbinë!

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.