Mediat italiane vazhdojnë t’i bëjnë jehonë të gjerë avionëve të drogës që nga Shqipëria shkojnë në Itali, duke shfrytëzuar pista uljeje gati anonime. Sipas të përditshmes së Piacencas, “Liberta” droga pothuajse në të gjitha rastet blihej në Shqipëri dhe sillej në Itali me avionë të vegjël turizmi të cilët uleshin në zona të vogla provincial.
Sipas Grupit hetues për krimin e organizuar në Torino, mes pistave të shumta që përdoreshin nga trafikantët ishte dhe ajo e Kasagilios në Graniano. Por menaxherët e pistës sipas policisë nuk ishin në dijeni të asaj që ndodhte.
Të gjitha këto fakte vijnë nga operacioni “Moonlight” i policisë italiane e cila dy ditë më parë zbuloi dhe arrestoi një grup kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikun e drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/