LISTA E SKANDALIT/ Taulant Balla ia kalon LSI-së, emëron më shumë persona...

LISTA E SKANDALIT/ Taulant Balla ia kalon LSI-së, emëron më shumë persona te Tatimet

105
0
Shares

Një skandal i vërtetë është zbuluar sot. Megjithëse është folur shumë për mënyrën se si rekrutohen njerëzit në administratën socialiste, lapsi.al ka arritur të zbulojë dokumentin që provon mënyrën abuzive jashtë çdo profesionalizmi por vetëm me teserë partiake, për futjen e personave të ndryshëm në punë.
Dokumenti është një listë e Drejtorisë së Tatimeve, ku sikurse ironizon lapsi.al,  “vajza që po sakrifikon për të bërë shtet” rekruton me urdhër partie. Në atë listë gjenden plot 372 vetë të “mbështetur” nga deputetë socialistë e lësëistë. Natyrisht ashtu sikurse pritej numrin më të madh të emërimeve e ka bërë Flamuri i PS-së, Taulant Balla me plot 80 emërime. Pas tij vjen LSI-a me 62 të tilla, kreu i bashkisë Durrësit që pasi ka kapur OSSHE-në ka sugjeruar 13 emërime dhe Koço Kokëdhima me 8 të tilla.
Kjo listë është hartuar që këtë njerëz të shihen me sy të mirë dhe ndaj tyre mos merren masa apo të pushohen nga puna për shkeljet që bëjnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY