FOTO – SPITALLA ZONË E LIRË/ Fituesi kinez i tenderit u paracaktua...

FOTO – SPITALLA ZONË E LIRË/ Fituesi kinez i tenderit u paracaktua një vit më parë, pas takimit me Olsi Ramën

140
0
Shares


Foto 1 – Faqja e internetit e kompanisë kineze, ku pasqyrohet takimi me Olsi Ramën

Fituesi i tenderit për projektin 1.5 miliardë dollarë për dhënien e Spitallës si zonë e lirë, është përcaktuar më se në vit më parë. Hapja e ofertave dy ditë më parë ishte një formalitet.
Ndërsa fituesi ishte paracaktuar më se në vit më parë, mësohet se ky fitues “u përzgjodh” pas vizitës në Kinë, në 29 korrik 2014, të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, në ambientet e njërës prej dy kompanive të konsorciumit kinez, fitues të Spitallës si Zonë e Lirë (foto 1, 2, 3).
olsi rama kine1
Foto 2 – Takimi i Olsi Ramës me përfaqësuesit e firmës kineze

Denoncimin e ka bërë publik, gazetari Artur Çani.
Sipas gazetarit Çani, referuar edhe dosjes për tenderin e zonës Ekonomike të Spitallës, ky tender është i dyshimtë, pasi është fituar nga dy kompani të vogla kineze, “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”, të bashkuara si një konsorcium, oferta e të cilëve parashikon një vlerë investimi në shumën e 1.5 miliardë euro.
Ajo që mësohet është se këto kompani nuk kanë asnjë aktivitet ekonomik jashtë Kinës. Një nga kompanitë mirëmban azile në një provincë të Kinës, ndërsa kompania tjetër merret me prodhime farmaceutike.
olsi rama kine
Foto 3 – Takimi i Olsi Ramës me përfaqësuesit e firmës kineze

Jo vetëm kaq, por edhe garancia e dhënë nga konsorciumi nuk është as 10 % ose 150 milionë euro. Për investimin e 1.5 miliardë euro është dhënë garanci vetëm 100 mijë euro, saktësisht 150 milionë lekë (të vjetra), sikurse u shpreh një ditë më parë në një konferencë shtypi edhe misnitri i ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Mësohet gjithashtu se në garë ka qenë edhe një kompani italiane e skualifikuar automatikisht, pasi nuk ka paguar garancinë ligjore. Pjesëmarrja e kompanisë italiane “Rendur 4” ka qenë formale, sepse në Itali, nuk ekziston në kompani e tillë.
spitalla_tenderi_12229

Foto 4 – Hapja e ofertave, ku merr pjesë edhe përfaqësuesi i firmës kineze që mirëpriti Olsi Ramën

Paracaktimi i konsorciumit kinez, si fitues i tenderit për Spitallën Zonë e Lirë, denoncohet edhe nga pjesëmarrja e njërit prej përfaqësuesve kinezë, i cili më se një vit më parë ishte “mikpritësi” i Olis Ramës në Kinë. Këtë paracaktim e dëshmon gjithashtu edhe pjesëmarrja në hapjen e ofertave edhe të njërit prej shoqëruesve të Olis Ramës në kinë, Gëzim Mance, i cili qëndron përkrah “mysafirit”  kinez (foto 4).

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO/ RD: Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit, pas kompanive kineze që do marrin Spitallën
/web/FOTO_RD_Olsi_Rama_vellai_i_Kryeministrit_pas_kompanive_kineze_qe_do_marrin_Spitallen_9151_1.php#.VjMszSI1yww.facebook

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY