Intervista e kreut te Parlamentit te Shqiperise te Zeri i Amerikes ka
disa elemente te rendesishem, qe sherbejne edhe si indikatore te gjykimit per ate cfare perfaqeson zoti Meta:
Se pari, vizita e zotit Meta ne SHBA ishte thjesht nje vizite e nje OJF-je te rendesishme, por gjithesesi, OJF. Asnje zyrtar i Shtepise se Bardhe dhe Departamentit te Shtetit nuk e priti numrin dy te shtetit shqiptar, megjithese u tha se vizita ishte zyrtare. Deshtimi i vizites e nervozoi zotin Meta gjate intervistes.
Se dyti, nervozizmi i zotit Meta kishte edhe nje doze frike. Pyetjet e drejtperdrejta te nje radiotelevizioni me rendesi per inforimimin per ngjarjet ne planetin tone ai i perjetoi si qendrime zyrtare te politikes se jashtme amerikane. Ndaj dhe reagimi ishte shume nervoz.
Se treti, zoti Meta u perpoq ta reduktoje biseden thjesht te vullneti i gazetares, prandaj i tha asaj, “kur te behesh ti prokurore”, duke dashur ta fyeje ate. Por ne fakt nje gazetar ose gazetare qe arrin performancen e prokurorit eshte me profesionali ne punen e tij per informimin e publikut. Kjo do te thote se gazetarja ishte profesionalisht ne shkallen me te larte e pikerisht kjo nuk i pelqeu kreut tone te parlamentit. Por nuk i pelqeu dhe fakti se pyetjet shprehin politiken editoriale te ketij radiotelevizioni qe rendesishem ne bote.
Se katerti, Zeri i Amerikes u rikthye me kete interviste ne rolin qe kishte para vitit 1992 sa i perket ngjarjeve dhe zhvillimeve ne Shqiperi. Nese lexojme portalet, atehere shohim se sa jehone ka bere ballafaqimi i zotit Meta me pyetjet e drejtperdrejta te gazetares se guximshme.
Por a ishte kjo interviste dhe pyetjet qe iu drejtuan kreut te parlamentit shqiptar nje paralajmerim per zhvillimet e ardhshme? Le te shohim si do te vije zhvillimi i metejshem i ngjarjeve. Per mua ajo interviste dhe refuzimi i kryeministrit qe te shfaqet ne Uashington jane sinjalet e nje termeti ne politiken shqiptare, termet i cili duhet te vije nga reagimi dhe protestat e qytetareve shqiptare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/